Kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka në vijim të turit të tij elektoral, u ndal në disa takime me banorët e komunës Gostimë të qarkut të Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët Ceka u premtoi se në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes mazhoranca aktuale do t’i kushtojë rëndësi të veçantë zhvillimit të bujqësisë.
Neritan Ceka: “Ne premtojmë që 4 vitet e ardhshme të ketë më tepër kujdes për bujqësinë, të ketë një mbështetje për iniciativën e fermerëve edhe veçanërisht të mbështetet fuqishëm mbjellja qoftë e drurëve të ullirit, por edhe e pemëve.”
Sipas presidentit të PAD-së koalicioni “Aleanca e ndryshimit” do të financojë me kredi afatgjata rimëkëmbjen e bujqësisë me standarde të larta europiane./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi