Vetëm 42 minuta lojë në Champions të Azisë dhe braziliani Neymar dëmtohet sërish. Në fakt edhe këto 42 minuta në dy ndeshje të ndryshme. Sulmuesi i Al Hilal ka pësuar një tërheqje muskulare në kofshën e majtë në ndeshjen ndaj Estaghlal të Iranit që skuadra e tij fitoi 3-0.
Neymar u fut nga stoli në minutën e 58-të të takimit atëherë kur rezultati ishte 2-0 dhe luajti deri në fund, por këto pamje tregojnë se ai pati shqetësime në ato minuta që luajti dhe e kuptoi gjendjen e tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Në një njoftim zyrtar klubi saudit bën të ditur se sulmuesi do të mungojë nga 4 deri në 6 javë pasi do t’i nënshtrohet rikuperimit.
Dëmtimi që vetëm sa rrit polemikat ndaj lojtarit, i cili ka ngjallur zemërimin e klubit dhe tifozëve për shkak të dëmtimeve të shumta dhe mundësia e ndërprerjes së kontratës nuk përjashtohet.
Tv Klan