Olsi Uku ka qenë trajner i të rinjve të Dinamos në Shqipëri dhe vitet e fundit është drejtor teknik i një skuadre futbolli në Honolulu të Hauait në SHBA.

Atij i erdhi oferta nga ky vend i largët, ku drejtues aty ishte një shqiptar. Dhe vendosi të largohej së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël.

Kjo është historia e Olsi Ukut që e tregoi në emisionin Opinion në Tv Klan në rubrikën shqiptarë në botë.

“Kushtet e punës ishin dita me natën. Këtu nuk ka ekipe profesioniste. Futbolli është shumë popullor dhe janë shumë të interesuar në këtë aspekt. Futbolli në Amerikë ishte sport i 3-4, kurse tani më ndryshe. Unë kur erdha ishim vetëm me bashkëshorten dhe djalin e vogël që filloi klasën e parë këtu, tani jam bërë dhe me një djalë tjetër. Të gjitha gjërat i kishim gati, ishte e vështrirë realisht, por me kalimin e kohës u përshtatëm. Drejtori që më solli këtu para 1 viti u bë presidenti i akademisë në gjithë Amerikën. Është një komunitet i vogël shqiptarësh, por nuk është se frekuentohemi të gjithë bashkë. Nga Honoluluja vij çdo vit në Shqipëri, tani në Maj vij prapë. Me profesionin jam shumë i kënaqur, shumë i vlerësuar mbi të gjitha. Kjo është gjëja kryesore që më bën të vazhdoj këtu. Sigurisht që e mendoj kthimin në Shqipëri. Familja më mungon, edhe pse ata vijnë tani këtu, por kafja me shokët, dreka, darka, këtu është e pamundur. Me këtë mikun tim rrimë 2-3 orë në kafe, me të tjerët nuk ke shanse, vetëm 2 minuta”, tregoi Olsi Uku.

/tvklan.al