Një grua në Brazil është arrestuar për vrasjen e vajzës së saj të vogël duke i nxjerrë sytë dhe prerë gjuhën.
Josimare Gomes da Silva, 30, u arrestua në shtëpinë e saj për vrasjen e pesë vjeçares në qytetin e Sao Cristovao në komunën Maravilha në shtetin verilindor të Alagoas. Krimi i tmerrshëm ndodhi më 24 Janar kur gjyshi i fëmijës pa gjakun që po dilte nga dera e tualetit.
Ai theu derën e mbyllur të tualetit, ku gjeti da Silva duke u lutur pranë trupit të pajetë të mbesës së tij.
Sytë e saj ishin nxjerrë dhe gjuha e saj ishte prerë. Hetuesit besojnë se nxjerrja e syve dhe prerja e gjuhës janë bërë kur vajza ishte gjallë ku u bënë dhe shkak i vdekjes së saj. Nëna i kishte prerë gjuhën dhe më pas e kishe ngrënë. Gjyshi i tha policisë se qafa e mbesës ishte gjithashtu e nxirë sikur të ishte shtypur.
Në deklaratën e saj në polici nëna ka mohuar se ia ka nxjerrë sytë dhe i ka ngrënë gjuhën. E dyshuara dihet se vuan nga çështje të shëndetit mendor përfshirë depresionin dhe besohet se ajo e kreu sulmin gjatë një episodi psikotik.
Ajo aktualisht po mbahet në një stacion policie dhe do të transferohet në një burg për gra në kryeqytetin e shtetit Maceio ndërsa çështja po hetohet. /tvklan.al