Lezha është qyteti i pare qe ka nisur te zbatoje grumbullimin e diferencuar te mbeturinave.

Projekti ka një vlere prej 150 mije eurosh dhe aktualisht ky shërbim është vetëm ne një pjese te qytetit, por shume shpejt do te shtrihet ne te gjitha zonat.

Sipas kryetarit te bashkisë synohet qe te ulet ndotja, por edhe që te përfitohet nga riciklimi i këtyre mbeturinave.

Viktor Tushaj: “Mbledhja e mbeturinave në mënyrë të diferencuar të krijon mundësinë që ta mbash tarifën e pastrimit në të njëjtat nivele, duke bërë të mundur tregtimin e materialeve të mbledhura në mënyrë të diferencuar, që do të thotë plastikën, qelqin dhe letrën ke mundësi të gjesh treg që duke i shitur ta mbash tarifën e pastrimit në këto nivele.”

Projekti është ne fazën e tij te pare dhe do te synohet sensibilizimi i te gjithë qytetarëve për të bërë diferencimin e mbeturinave ne shtëpitë e tyre.

Koka: Djegia e mbeturinave, rrezik për banorët

Por një situate krejt e ndryshme paraqitet ne qytetin e Korçës. Djegia e mbeturinave bën qe çdo mëngjes periferia te mbulohet nga një re e dendur tymi.

“Ne kemi kaq vjet atje, nuk është marrë masa. Në darkë, në sabah na vjen tymi, jemi të sëmurë.”

“Njerëz të këqij shumë. SI i bëhet ti tashi motër të vejmë në punë?”

“Ne na ka sjellë vetëm tymi. Se durojmë dot. Kemi fëmijë të vegjël edhe themi që të marrin masa për këtë punë.”

Si zgjidhje e kësaj situate për kreun e Bashkisë së Korçës mbetet realizimi i një projekti që parashikon zgjerimin, rehabilitimin dhe mbulimin e fushës, por koha e realizimit të tij nuk duket e afërt.

Niko Peleshi: “Zgjidhja do të jetë vetëm rehabilitimi i fushës së mbeturinave urbane nëpërmjet mbulimit të saj. Sapo kemi përfunduar një studim, një projekt teknik për këtë punë dhe tani jemi duke negociuar me qeverinë shqiptare, me Ministrinë e Punëve Publike për të siguruar një fond sepse ndërhyrja nuk është e vogël. I tejkalon mundësitë e bashkisë”.

Fusha e mbetjeve urbane shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe ka më tepër se 20 vjet që shërben për grumbullimin e mbeturinave jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në disa fshatra përreth./tvklan.al