Plani rregullues për qytetin e Lezhës u është prezantuar grupeve të interesit. Ruajtja dhe ndërthurja e elementeve historik, kulturor dhe turistik janë në vëmendje të këtij plani.

Infrastruktura rrugore është përcaktuar si një nga prioritet ku do të duhet të ndërhyhet.

Viktor Tushaj: “Ka një plan strategjik i cili përcakton vizionin e qytetit. Vizion i cili mbështet në 4 shtylla kryesore. Shtylla kryesore e para është turizmi, po shtyllë e dytë është rritja e nivelit ekonomik ku edhe kjo shtyllë si projekt madhor ka hartimin, ndërtimin e një parku industrial shumë të nevojshëm për qytetin tonë”.

Plani rregullues i Lezhës, është punuar nga një grup ekspertesh italiane. Pas konsultimit me të gjitha grupet e interesit ai do t’i paraqitet KRRTRSH-së për miratimin.

Në këtë plan parashikohet zhvendosja e stacionit hekurudhor të mallrave drejt zonës industriale, ndërsa do të ketë edhe një devijim të superstradës larg hyrjes së qytetit, me qëllim për të shmangur trafikun e rënduar./tvklan.al