Prokuroria ka pushuar hetimet për një nga rastet ne spitalin “Shefqet Ndroqi”
60-vjeçari Leonard Skabona i ka dhënë fund jetës teksa u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ky është rasti I pestë në vendin tonë prej nisjes së pandemisë që një pacient kryen aktin e rëndë të vetëvrasjes.
Sakaq Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, për të verifikuar nëse ka patur ndonjë përgjegjës nga stafi I spitalit apo personali mjekësor që mund të ketë neglizhuar me detyrën.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se, për të gjitha rastet po kryhen verifikime, ndërsa për 65-vjeçarin Hasan Mira që u hodh më 2 shtator nga kati i tretë i spitalit nuk janë vërejtur shkelje dhe prokuroria ka vendosur mos fillim të hetimeve.
Tv Klan