Operatorët turistikë: Bum prenotimesh nga turistë vendas e të huaj

Një nga zonat bregdetare më të frekuentuara, “Rana e hedhun” po ngjall gjithnjë e më shumë interes tek pushuesit vendas dhe të huaj. E ndaluar para viteve ‘90 dhe e kufizuar deri 8 vite më parë, ky plazh është tërheqje e madhe për vizitorët dhe pushuesit.

Sipas operatorëve turistikë strukturat akomoduese në këtë pranverë janë rezervuar nga turistët e vendeve nordike. Po ashtu, janë mbyllur edhe shumica e prenotimeve për sezonin veror, edhe pse sfidë mbetet fuqia punëtore.

Çmimet konkurruese, pastërtia, uji dhe rera kurativ shërbimi cilësor e bëjnë vijën bregdetare të Shëngjinit, dhe kryesisht “Ranën e hedhun” përgjatë 3 kilometrave të saj gjithnjë e më të frekuentuar gjatë sezonit veror.

Të huajt vazhdojnë ta përfshijnë në turet e tyre turistike duke dashur të eksplorojnë një zonë mistike dhe me shumë histori.

Tv Klan