Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 41-vjeçarin nga Kosova, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Procedimi penal për 41-vjeçarin nisi pasi në hyrje të RSH-së gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 Euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al