I shohim shumë të dashuruar bashkë, por çfarë planesh kanë tani që eksperienca e “Love Island” përfundoi për ta? Denis dhe Xhesika janë shprehur sot te “Rudina” se si fillim do prezantohen me familjarët e njëri-tjetrit dhe do kthehen në Londër.


Por gjithsesi nuk e përjashtojnë mundësinë e fillimit të një jete bashkë në Shqipëri, kjo në varësi të ofertave të punës. Teksa Denis thotë se shumë shpejt mund të bashkëjetojnë, Xhesika shton se nuk do “ndahen kurrën e kurrës.”

Denis: Triumfi për ne është ai i dashurisë, jo monetar.

-Kështu që, bashkë me dashurinë tuaj për dore do ktheheni në Londër besoj?

Denis dhe Xhesika: Po, po…

-Do rifilloni jetën tuaj atje, në punët aktuale që ju keni?

Denis: Këto janë planet fillestare, po tani nëse del diçka rrugës, më e mirë apo më joshëse, të dy jemi të lumtur të pranojmë ndonjë ofertë.

-Nëse do u vinte një ofertë këtu në Shqipëri përshembull, do e vlerësonit si mundësi?

Denis: Unë do e vlerësoja nëse do të ishte dhe Xhesika pranë meje. Se ndryshe s’ka kuptim!

-Në lidhje me jetën tuaj dashurore, çdo lëvizje do e bëni në çift? Keni një plan bashkëjetese apo është herët akoma?

Denis: Si fillim, Xhesika është njohur me një anëtar të familjes time, të Dielën do njihem unë me mamin e Xhesikës dhe familjarë të saj, në vijim do njihet kjo me familjarë të mi. Pastaj më tutje, në Londër kemi plan të ndryshojmë vendbanimet dhe të kemi një vendbanim, jo dy. Pastaj, dashuria triumfoftë!

Xhesika: Ka qenë kaq e vështirë që ne të arrinim të gjenim këtë rrugëtimin e përbashkët, që tani nuk do lejojmë kurrën e kurrës më që të ndahemi./tvklan.al