Hashim Thaçi e ka rrëzuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë, në këmbim të një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve. Në një dalje para mediave në Prishtinë, Presidenti i Kosovës foli prerë se nuk bëhet fjalë për ndarje të vendit.
“Si president i vendit siguroj se nuk do të ketë forcë që do të na detyrojë të diskutojmë për ndarjen e Kosovës”.
Në të njëjtën linjë me Thaçin është edhe Ministri jonë i Jashtëm, Ditmir Bushati. Në një intervistë që dha në Uashington për Zëvendëspresidentin Ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Ëilson, Bushati paralajmëroi se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të hapte një cikël të paparashikueshëm.
“Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon”.
Prononcimi i Ministrit të Jashtëm shqiptar për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është nga të rrallat për këtë temë. Por ndërsa në Prishtinë dhe Tiranë ky propozim refuzohet, në Beograd është një ide që sa vjen e gjen më shumë mbështetje mes politikanëve serbë. Në një shkrim të
“The Economist”
disa muaj më parë, shkruhej se efekti zinxhir i një skenari të tillë është i paparashikueshëm.
Tv Klan