Në Lezhë nuk ka vend për të vdekurit. Varreza e qytetit ka arritur pikën e saj kritike. Edhe rrugicat kanë nisur të shfrytëzohen në mungesë të tokës .
Mbarimin e shpejtë te vendeve të varreza e pranon edhe firma sipërmarrëse e gjelbërimit që merret me mirëmbajtjen e varrezës së qytetit.
Administratori i saj, Nikoll Lleshi, shpjegon se pas Marsit nuk mund të garantohet një vend as për të vdekurit pasi aktualisht janë vetëm 15 vende, ndërsa statistikat thonë se në një vit numri i atyre që ndahen nga jeta arrin në 60. / tvklan.al