Ndonëse autoritetet lokale kanë bërë investim në zonë për t’i dhënë zgjidhje problemit të ujit të pijshëm, banorët e Postribës në Shkodrës janë ngritur sërish në protestë.

Sipas tyre në burim është futur ujë i cili nuk mund të konsumohet, ndërsa akuzojnë se uji është i ndotur për shkak të një guroreje që ndodhet aty pranë.

Banorët e Postribës kanë bërë shpesh protesta duke ngritur zërin për ujin e pijshëm. Ata janë ankuar gjithashtu edhe për energjinë elektrike pasi sipas tyre furnizimi është tepër i dobët.

Klan News