Politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë çuar në uljen e inflacionin në Shqipëri, duke u rikuperuar plotësisht nga goditja që pësoi për shkak të rritjes së çmimeve nga tregjet ndërkombëtare.
Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në takimin e fundvitit me gazetarët, duke e cilësuar tashmë si një betejë të fituar të institucionit që ai drejton.
“Si rezultat i politikës monetare, kursit të këmbimit, kemi arritur nivel inflacioni poshtë 3%. Do ta konsideronim se luftën me inflacionin e kemi fituar si bankë qendrore”, tha ai.
Sipas tij, treguesi i stabiliteti financiar është i shëndetshëm dhe se ka një rritje të nivelit të kreditimit afro 17% duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike.
“Janë në momentin më të mirë përgjatë këtyre viteve që ka pasur, parashikimet do të kemi rritje ekonomike midis 3.5-4% do të duhet ta përkthejnë e të ardhurave për qytetarët”, tha Sejko.
Sakaq Guvernatori theksoi se gjatë 2024, rezultati i prekshëm i Shqipërisë është pranimi në sistemin europian të pagesave, duke e cilësuar të ngjashëm me atë të liberalizmit të vizave.
Brenda 6 muajsh të vitit 2025 parashikohet të vihet në zbatim ky sistem, duke i kursyer qytetarëve dhe bizneseve nga transfertat ndërkombëtare miliona Euro. Si masë pozitive e uljes së informalitetit është edhe bankingu i hapur, duke nxitur përdorimin e platformave digjitale.
Tv Klan