Sezoni turistik mund të jetë ende larg por kjo nuk i pengon mediat e huaja të japin rekomandimet e tyre për destinacionet që duhen vizituar përgjatë 2025.
Gazeta e përditshme paraguajane “ABC Color” e ka renditur Shqipërinë mes vendeve më të mira për t’u vizituar duke e cilëson një destinacion turistik në zhvillim.
Media nga Paraguai ashtu si edhe shumë të tjera të huaja vazhdojnë ta përshkruajnë atë si sekretin e ruajtur të Evropës.
Me historinë e saj të pasur që shtrihet nga kohërat e lashta deri në periudhën komuniste, Shqipëria ofron një përvojë unike kulturore shkruan kjo media.
Qytete si Berati dhe Gjirokastra, të dyja vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dallohen për arkitekturën e tyre të lashtë osmane dhe peizazhet malore.
Përveç historisë, vendi ynë njihet për vijën bregdetare. Udhëtarët mund të shijojnë plazhet e Ksamilit dhe të Dhërmiut që në ndryshim nga vendet fqinje ende nuk janë prekur nga turizimi masiv.
Klan News