Këtë të hënë u përurua Teatri i rikonstruktuar i Kukullave në Sheshin “Skënderbej”.
Kjo është një nga godinat më të vjetra që ndodhet në qendër të qytetit, por pësoi dëmtime nga tërmeti i Nëntor 2019. Prej vitit 2022 aty vijoi puna për restaurimin.
Në Teatrin e Kukulla u krye një ndërhyrje e plotë që tek përforcimi i strukturave të saj me një buxhet prej 2.4 milionë euro. Çdo restaurim është bërë duke ruajtur të njëjtat detaje të godinës 100-vjeçare.
Nga ndërhyrja dolën në pah dhe dyshemeja me pllaka e shtruar që kur godina u ngrit më 1924. Kjo godinë historike shërbeu si Parlamenti i Parë shqiptar.
Tashmë teatri do të ketë 120 vende nga 140 që kishte në fillim, ndërsa skena është menduar që të funksionojë me lëvizje.
Teatri i rikonstruktuar do të mirëpresë shfaqje dhe produksione të larmishme për fëmijët./tvklan.al