Me hënën e re në Peshore dhe me eklipsin hënor, muaji Tetor pa dyshim ka për të qenë shumë suprizues. Por, për disa shenja të zodiakut nuk ka për të qenë shumë i lehtë pasi do të hasen me vështirësi në punë dhe jetën personale.

Astrologia e famshme Meriu Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan rendit shenjat nga ato më pak të favorizuara dhe deri tek ato më të “përkëdhelurat” e planetëve, duke shtuar për secilën datat që duhet të kenë kujdes.

Meri Shehu: Datat më të rëndësishme fillojnë që në datën 2 Tetor me Hënën e re në shenjën e Peshores dhe një Peshore me Hënë të re na sjell një kontribut të mirë për të komunikuar dhe për të hapur marrëdhënie të reja, por njëkohësisht është një Hënë e re shumë sfiduese sepse përballet shumë me Plutonin në Bricjap dhe do më shumë vështirësi që të japë atë ndriçimin e vet, gjithsesi këto shenjat kardinale Bricjap, Peshore, Dash apo Gaforre do të ndjejnë një ndryshim të madh në jetën e tyre, një hapje të re shumë domethënëse. Datë tjetër shumë domethënëse është edhe data 14, në këtë datë duhet pasur shumë kujdes, sepse dielli në Peshore do të ketë një lidhje të vështirë me Marsin në Gaforre, dhe këto shenja do të komplikohen. Por, dhe Afërdita në Akrepi do të bëjë një lidhje të vështirë me Uranin në Dem, ku do të kundërshtohen shumë bindshëm. Kështu që, këtu futen në lojë Akrepët, Ujorët, Luanët dhe Demët të cilët do të ndodhen përballë disa surprizave që do i shkëpusin nga disa gjëra që i quanin të sigurta, qoftë në çështjet ekonomike apo edhe ato personale. Por, do të kemi dhe një hënë të plotë shumë të bukur në datën 17 në Dash, që do të na bëjë shumë erotike dhe nismëtarë. Tetori është një muaj që çfarë do që të bëhet ajo që ka për të ndodhur, do të ndodhë.

12 – Demi: Data 14 është një datë stacion, ku mund të duket se sa të rezistueshme do të jenë në kohë gjërat që personat e kësaj shenje do të kenë arritur, qoftë në planin personal, qoftë në planin profesional apo në çështjet ekonomike. Është një ditë përmbysëse ose rigjeneruese, varet se si Demët do ta stimulojnë këtë ditë, megjithatë duke marrë parasysh që hëna e re është në datën 2 dhe hëna e re për Demët në Peshore ka të bëjë me punën dhe shëndetin, do të shohim që disa Dem që janë të bllokuar mund të kenë një avancë të mirë në lidhje me punën.

11 – Dashi: Data 14 Tetor për këtë shenjë do të jetë disi hakmarrëse. Shumë Dashë të cilët kanë pasur një mision, një punë, një të fshehtë apo një problem, tashmë këtë as nuk mund ta lehtësojnë, as nuk mund ta fshehin dhe as nuk mund ta tjetërsojnë. Hëna e re në Peshore përballë shenjës së tyre i fton që të bëhen më bashkëpunues dhe të hapin relata me të tjerët rreth datës 2 Tetor, gjithashtu duhet të bëjnë kujdes të veçantë në datën 14 Tetor për sa i përket çështjeve ekonomike.

10 – Bricjapi: Hëna e re në Peshore do i japë një intervenim të fuqishëm në çështjet familjare dhe në karrierë. Gjithashtu hëna e re në datën 17 Tetor e fton këtë shenjë të shikojë se çfarë i kanë fshehur vetes, apo se çfarë të tjerët u kanë mohuar atyre sidomos në çështjet familjare dhe profesionale.

9 – Virgjëresha: Pas datës 17 mund të fillojnë të hapen më mirë, pasi futet Afërdita në Shigjetar dhe i thërret që të kenë shumë marrëveshje të mira me Shigjetarët dhe me Binjakët. Data 8 është e favorizueshme për Virgjëreshat për një lajm pune të mirë, aq më tepër nëse do të kenë një marrëveshje me shtetin. Ana ekonomike duhet marrë në konsideratë pas datës 2, por gjithmonë me vështirësitë e veta.

8 – Peshorja: Ky është muaji i tyre, por hëna e re në datën 2 do të japë një stimul të fuqishëm Peshoreve dhe do të arrijnë deri diku, por do të përmbysen nga hëna e plotë në Dash që është shumë hakmarrëse dhe shumë gjërat që Peshoret do duan që të arrijnë do të jenë shumë të vështira dhe marrëveshjet do të jenë të tilla që nuk do të ketë pika kompromisi. Megjithatë data 8 është shumë e mirë për Peshoret nëse e shfrytëzojnë si duhet, sepse do të kenë një fat të madh në aspektin erotik dhe ekonomik.

7 – Luani: Pas datës 17 Tetor do të fillojnë të marrin veten, sepse në datën 14 edhe kjo shenjë do të kenë probleme me punën, me pasiguritë personale apo një lajm surprizë që mund t’i gjejë ata të papërgatitur dhe nuk do të ndjehen aq në formë. Data 8 Tetor është shumë e mirë do të japë një avantazh pune dhe hëna e re në datën 2 është shumë e mirë dhe pas datës 17 mund të themi që qetësohen Luanët në përgjithësi dhe do të ndjehen më të favorizuar.

6 – Ujori: Kjo shenjë rreth datës 2 dhe 8 Tetor do të jenë shumë të favorizuar, pasi do të kenë shumë avantazhe. Data 8 do të jetë shumë e mirë në dashuri dhe në marrëveshje të mira në punë. Kujdes duhet të kenë në datën 14, sepse aty përplaset Urani me Afërditën dhe do të kenë pasiguri qoftë personale, por edhe ekonomike. Pas datës 17 gjërat do të përmirësohen.

5 – Peshqit: Për këtë muaj shenjat e ujit do të jenë më të favorizuarit. Kjo shenjë është në një fazë që do të merren shumë në këtë periudhë me çështjet ekonomike. Nga nesër për ta do të hapet një dritare e re ekonomike, por kjo dritare është edhe për të marrë dhe për të dhënë. Kujdes duhet të ketë edhe kjo shenjë datën 14, por në datën 8 Tetor do të kenë një lajm të mirë.

4 – Gaforret: Marsi ndodhet në shenjën e tyre, është një planet që kombinohet bukur me Akrepin dhe në përgjithësi është mirë, por duke qenë se kemi hënën e re në Gaforre, shumë prej tyre do të aspirojnë një ndryshim të madh në lidhje me karrierën dhe me punën e tyre në përgjithësi. Megjithatë data 17 është shumë e rëndësishme me hënën e plotë në Dash për një gjë të rëndësishme që ata mund të kenë me karrierën, e cila mund të jetë pak kritike.

3 – Akrepi: Afërdita është në shenjën e tyre, është në një pozicion të bukur, sot bën një lidhje të bukur me Saturnin dhe më pas me hënën e re në Peshore, e cila do të zgjojë ëndrrat e fjetura të Akrepave. Hëna e plotë në datën 17 do të lidhet drejtpërdrejt me punën, e cila rezervon gjëra pozitive për personat e kësaj shenje.

2 – Binjakët: Me hënën e re në Peshore kjo shenjë do të jetë shumë e favorizuar, pasi kanë për të marrë shumë lajme të mira. Data 8 është shumë e mirë sepse Mërkuri bën një lidhje shumë të bukur në Peshore me Jupiterin në Binjak, kështu që kjo është pozitive për këtë shenjë. Data 14 është krizë për të gjithë kështu që shumë Binjakë mund të kenë humbje pune apo gjëra të tjera. Por pas datës 17 do të jenë të mbushur me energji pozitive.

1 – Shigjetari: Kjo shenjë do të kryesojë për këtë muaj sepse hëna e plotë në Dash do iu japë një favorizim të madh për sa i përket anës erotike. Afërdita do të futet në datën 17 në shenjën e tyre dhe do të fillojë të japë oferta të mira dhe afrimitet me njerëz. Ndërkaq hëna e re në Peshore është shumë pozitive për njohje të reja dhe jetë sociale./tvklan.al