Gazeta e njohur amerikane New York Times ka botuar këtë të hënë një investgim kundër presidentit Donald Trump dhe shkruan se ai u është shmangur taksave për vite me radhë. Kjo media shkruan se Trump në vitin që u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pagoi vetëm 750 Dollarë, shifër e cila u pagua dhe vitin pasardhës.

Më tej NYT pretendon se ka marrë të dhënat tatimore të Trump dhe të kompanive të tij gjatë dy dekadave dhe shton se ai nuk ka paguar asnjë taksë mbi të ardhura për 10 vite. Në shkrim theksohet se kompanitë e Trump në tatime kishin deklaruar humbje ndaj edhe nuk kanë paguar taksa.  

Lidhur me këtë shkrim ka ardhur një reagim i Donald Trump i cili shprehet se investgimi është në raportim i rremë.

Në të vërtetë unë kam paguar taksa. Do të shihni shumë shpejt  deklaratat e mia të taksave”, tha Trump.  “Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave nuk më trajton mirë, ata më trajtojnë shumë keq. Ju jeni njerëz të këtij shërbimi”, shtoi Presidenti.

Trump është përballur shpesh me sfida ligjore pasi ka refuzuar që të bëjë publike dokumentet për pasurinë e tij dhe të bizneseve që zotëron. Ai është presidenti i parë që nga vitet 1970 që nuk i bën publike deklaratat e tij tatimore, edhe pse një gjë e tillë nuk është e detyryar me ligj.

Ky raport investigativ, që sipas New York Times është realizuar pasi shqyrtimit të dokumenteve tatimore vjen pak ditë para debatit të parë presidencial të  Trump me rivalin demokrat Joe Biden dhe javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit./tvklan.al