Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Fier.
Mateo Vllasiu vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për tu gjetur më pas i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm.
Siç duket nga këto pamje të siguruara nga gazetarja e Klan News, Anila Sefa, ngjarja ka shokuar banorët e fshatit Grecalli.
“Oboboo, o të q*fsha robt ça i ka bërë ai”, shprehet një person, që nuk dihet nëse ka qenë i afërt me viktimën.
“Do ketë kaluar ai”, dëgjohet të thotë një tjetër.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar Çalamanin./tvklan.al


