BE i rekomandon Shqipërisë që të garantojë plotësimin e standardeve lënien e gjurmëve të dukshme dhe të forta të zbatimit të MSA-së. Deklarata vjen nga komisioneri europian për zgjerim Olli Reh, i cili në një deklaratë për mediat i kërkoi Shqipërisë që të garantojë kryerjen e reformave bindëse që lidhen me integrimin europian.
“Duhet të garantoni stabilitetin politik të nevojshëm dhe pjekurinë demokratike në mënyrë që të mund të lëvizni drejt hapit tjetër”, deklaroi Olli Rehn. Megjithatë sipas tij Brukseli mbetet i angazhuar për realizimin e perspektivës evropiane të Ballkanit me qëllim final anëtarësimin.
Për secilin prej vendeve ka ende detyra shtëpie për t’u bërë tha ai dhe këshilla ime është, ju lutem merrni këto kushte me seriozitet, në mënyrë që aplikimi juaj për kandidaturën të shtrojë rrugën për hapin tjetër, atë të marrjes së këtij statusi.
Deklarata u bë gjatë konferencës për shtyp me zëvendëskryeministrin serb Bozidar Deliç./tvklan.al