Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit.

Në operacion FNSH, Policia e Tepelenës dhe D.V.P.  Operacioni drejtohet nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi.

Në operacion edhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Operacioni në kanionet e Progonatit po monitorohet nga Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj.

Aktualisht operacioni po zhvillohet në grykën e lumit Bënçë, në kanionet e Progonatit.

Operacioni po vijon në një terren shumë të thepisur ku forcat kanë lëvizur në këmbë rreth 1 orë e 30 minuta.

Në tokë të hapur rishtas janë evidentuar dhe asgjësuar 1052 rrënjë bimë  narkotike dhe 524 kubikë me gjatësi deri në 15 cm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më herët,  Policia e Shtetit ka vijuar operacionin në Dibër, Shkodër e Progonat të Tepelenës, ku u  evidentuan dhe u asgjësuan 926 bimë narkotike, u arrestuan në Dibër 6 shtetas në flagrancë si dhe u proceduan penalisht në Shkodër e Tepelenë dy të tjerë. /

tvklan.al