Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pas kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu është arrestuar një 49-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 26-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe një 34-vjeçar të cilit po ashtu lënda narkotike ju gjet gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle të shtuara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen sasi kokaine, sasi kanabisi dhe fara kanabisi. Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike apo i mbajnë ato në banesë, bazuar dhe në inteligjencën policore, u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabid, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë  shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al