Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për operacionin antidrogë të zhvilluar në Skrapar. Nga 23 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, Policia fillimisht tha se kishte ekzekutuar 22 prej tyre, ndërsa 1 person ishte shpallur në kërkim. Megjithatë arratia e Teki Dushos zgjati fare pak, pasi pak kohë më vonë policia njoftoi arrestimin e tij.

I quajtur Gjergjova, ky operacion u finalizua pas 7 muajsh hetime. Gjatë kësaj periudhe, u realizuan dhe dy operacione të tjera, duke bërë që në total të sekuestroheshin 5045 bimë dhe 176 kg kanabis e gatshme për t’u trafikuar.

Prej të arrestuarve 16 janë lënë në arrest me burg, 4 në arrest shtëpie dhe 3 në detyrim paraqitje.

Pjesë e këtij grupi kriminal ishin edhe 4 oficerë policie, si dhe 3 funksionarë publikë.

Personat në fjalë akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje e narkotikeve, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale./tvklan.al