#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Mbrëmjen e kësaj të marte në studion e emisionit “Opinion” në fokus të diskutimeve do të jetë lindshmëria në vendin tonë. Sipas një studimi të pak kohëve më parë nga Banka Botërore dhe një studimi tjetër që vinte nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, tregonte që Shqipëria në vitin 2100, pra thuajse 75 vite më vonë, të jetë një popullatë prej 800 mijë banorësh, e cila konsiderohet si vlera më optimiste e Shqipërisë. Por, çfarë po ndodh me popullatën në vendin tonë? Përtej emigracionit që është një nga goditjet kryesore dhe që vjen në vijim që prej vitit 1990, arsye tjetër për uljen e lindshmërie konsiderohen kushtet ekonomike dhe fokusimi tek karriera.

Nënë që 17-vjeçe, Adilja shkakton të qeshura në studio: Ngela pa dashje…

Sipas statistikave numri i lindshmërive në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në krahasim me disa vite më parë. Si shkaqet e mundshme renditen emigrimi dhe kushtet ekonomike.

Megjithatë të ftuarit e kësaj mbrëmjeje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, iu përgjigjën pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu për moshën se kur janë bërë prindër për herë të parë.

Blogerja shqiptaro-filipinase Adile Hoxha habiti Fevziun me përgjigjen e saj, pasi ajo është bërë nënë për herë të parë kur ka qenë vetëm 17 vjeçe.


Blendi Fevziu: Adile Hoxha ka lindur në Australi dhe është gjysmë shqiptare, gjysmë filipinase, është mbesa e Daut Hoxhës së famshëm të luftës italo-greke. Adile sa vjeç e ke lindur djalin?

Adile Hoxha: Unë isha 17 vjeç.

Blendi Fevziu: 17 vjeçe ke lindur?

Adile Hoxha: Po shumë shpejt, por ne jemi si motër e vëlla, jemi si shokë të ngushtë tani.

Blendi Fevziu: Po 17 vjeç, shok të ngushtë do e kesh. Po pse e linde kaq shpejt?

Adile Hoxha: Pa dashje.

“Me shpirt do kisha bërë 8 fëmijë”, Fjodora Fjora: Sot mezi gjen një burrë që angazhohet…

Sonte në “Opinion” u diskutua mbi lindshmërinë në vend. Gazetarja Fjodora Fjora si nënë e një djali të vetëm, ndau disa detaje nga përvoja e saj e veçantë. Ajo u shpreh se nëse do i ishin krijuar mundësitë, do kishte bërë plot 8 fëmijë. Gazetarja veçoi edhe një fenomen që sipas saj po përhapet shumë kohëve të fundit në shoqërinë shqiptare.


-Pse kaq pesimiste ti mi Fjodora sot?

Fjodora Fjora: Unë nuk jam pesimiste, unë vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje…

8 do bëje?

Fjodora FjoraPo, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë. Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.

-Po pse nga frika e shpenzimit?

Fjodora Fjora: Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!

“Ke bërë dy fëmijë, je çmendur?!”, Fevziu ndan episodin me amerikanin: Po llogariste…

Të ftuarit në studion e emisionit “Opinion” diskutuan këtë të martë për uljen e numrit të lindshmërive në vendin tonë, ku sipas të dhënave dhe raporteve të nxjerra konsiderohet si një shifër shqetësuese.

Gazetari Blendi Fevziu e paralelizoi diskutimin me një rast personal i cili i kishte ndodhur në një aeroport jashtë vendit. “Hapi një fletore ku mbajti shënim se sa kushtonte fëmija,” tregon Fevzoiu rastin i cili e kishte habitur.


Blendi Fevziu: Më qëlloi që në aeroportin e Addis Ababa-ës takova një amerikan gjatë një udhëtimi. Udhëtova bashkë me të. Sa tha ke dy fëmijë? “Je i çmendur?” ‘Si i bërë dy fëmijë, si do i rrisësh?” “Sa të kushtojnë dy fëmijë?” Hapi një fletore ku mbajti shënim se sa kushtonte fëmija, nga fillimi shkolla e gjëra të tjera. I thashë “po ti kisha bërë me llogari unë, mbase s’do i kisha bërë asnjëherë”. Po njeriu i bën se është instinkti. Më tha “si mund të jetë njeriu me instinkt?

/tvklan.al