Qendra për studime humanistike Gani Bobi, shpalli në mbrëmje në emisionin Opinion në Tv Klan, sondazhin e parë për këtë vit për përballjen elektorale të 28 qershorit 2009.
Sondazhi që ka përfshirë 1 400 të anketuar në mbarë vendin, renditi Partinë Demokratike si forcë të parë politike, me rreth 45.6% të votave të elektoratit. Partia Socialiste radhitet e dyta me 42.5%, koalicioni LSI – PSV 91 6.2%, G99 2.3%, PBDNJ, 1.1% dhe PR 1%.
E ndarë në mandate, sipas këtij anketimi, rezulton se Partia Demokratike siguron 66 vende në kuvend, Partia Socialiste 62, LSI –PSV 91 5 deri në 7 mandate të tjera të diskutueshme.
Por sipas sondazhit, asnjëra nga partitë e mëdha nuk do të mund të qeveriste e vetme, pa votat e partive të vogla.
Përsa u përket qarqeve në Tiranë PD do të fitonte 13 mandate, PS 16, LSI 2 dhe 1 i diskutueshëm.
Në Shkodër, PD 7, PS 3.
Në Durrës, PD 8, PS 4.
Në Elbasan, PD 5, PS 7, LSI 1.
Në Korçë, PD 7, PS 5
Në Vlorë, PD 5, PS 7.
Në Lezhë, PD 4, PS 2
Në Dibër, PD 3, PS 2.
Në Gjirokastër, PD 2, PS 3.
Në Berat, PD 2, PS 3, LSI 2.
Përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, 76% kanë pranuar se do të shkojnë të votojnë, 9% janë të papërcaktuar dhe se 15% kanë pohuar se nuk do të votojnë.
Një tjetër grafik i sondazhit të marsit 2009 ka qenë dhe preferencat e votuesve për liderët e politikës. Nga krahu i djathtë më të preferuarit rezultojnë: presidenti i republikës me 69.3%, kryeministri Berisha me 42.8%, Sabri Godo me 41.9%, e me pas kryeparlamentarja Topalli me 39.4% e ministri i jashtëm Basha me 33.5%.
Nga e majta, ish kryeministri Pandeli Majko preferohet nga 56.3%, kryetari i PS-së, Edi Rama nga 55.1%, Erion Veliaj me 50.1% e Ilir Meta me 27.1%.
Mosha e votuesve. Sipas Gani Bobit, shumica e të rinjve do të votonte mazhorancen aktuale. Ndërsa mosha mbi 50 vjeç të majtën.
Votuesit e Partisë Demokratike ndahen në 49% meshkuj e 51% femra. Ato të PS 39.1 % meshkuj dhe 60.9 % femra.
Problemet kryesore të renditura sipas të anketuarve nisin me ekonominë e më pas punësimin, korrupsionin, standardin jetësor, kujdesi shëndetësor, integrimi në BE etj.
Qendra për studime humanistike Gani Bobi e njohur në gjithë botën për sondazhet e përpikta, e mbështetur nga agjencia amerikane Penn shon Berland, e specializuar në fushën e sondazheve zgjedhore do të vijojë me publikimin e sondazheve çdo muaj dhe gjithçka do të transmetohet në Klan sipas kontratës që ajo ka me televizionin tonë, i cili si gjithnjë i pari do të shpallë fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009./tvklan.al