Opozita braktisi punimet e parlamentit gjatë shqyrtimit të projektligjit për falimentimin dhe procedurat tatimore edhe pse për draftin e parë kishte dhënë konsensusin gjatë diskutimit në komisione. Kryetarja e grupit parlamentar Valentina Leskaj kërkoi që dy drafte të tërhiqeshin nga qeveria dhe të diskutohen me grupet e interesit.
Valentina Leskaj: “Në të dy projektligjet që janë paraqitur si ky për parlamentin edhe ky për procedurat tatimore për shkak se nuk ka marrë gjithë kohën e nevojshme për tu diskutuar, për shkak se kanë shumë ndryshime nga drafti i qeverisë, për shkak se nuk janë përfillur aktorët e interesit. Ne si grup parlamentar i PS kërkojmë që të dy projektet të tërhiqen dhe të marrin gjithë kohën dhe seriozitetin e nevojshëm.”
Jozefina Topalli: “Ka kaluar të gjithë diskutimet në komisionet parlamentare, është e drejta juaj që ta votoni kundër. ky diskutim do të vazhdojë, nëse dikujt i prishen interesat me këtë ligj neve nuk na intereson fare.
Edmond Spaho: “Në diskutimin e komisionit të ekonomisë nuk ka pasur asnjë kundërshti me pjesën e opozitës. Përkundrazi të gjithë kemi qenë dakord që ndryshimet janë të nevojshme.”
Për socialistët ligji për falimentimin sjell pasoja negative tek biznesi.
Arben Malaj: “Ky ligj nuk ka pse të kalojë sot në parlament, ky ligj nuk është konsultuar në të gjitha shtresat e ndryshimet e tij me komunitetin e biznesit dhe shumë shpejt do të shikojmë pastaj që ky ligj do të krijojë një impakt negativ.”
Ndërsa ministri i ekonomisë ka mbrojtur draftin për procedurat tatimore, duke kundërshtuar për herë të parë edhe vendimin e gjykatës kushtetuese për heqjen e parapagimit të gjobave.
Rdivan Bode: “Ky ligj pikërisht këtë synon, që t’i japi fund të drejtës së inspektorit, të tatimorit për të kontrolluar këdo dhe për të përcaktuar nivele tatimesh e taksash që nuk janë të krahasueshme me rivalët e tjerë të bizneset. Ne jemi dakord që të mos paguhet, parapaguhet gjoba, por përse ne si deputet, ky kuvend nuk shprehet në mënyrë të qartë në ligj që nuk mund të ketë pikë kontakti midis një akti administrativ dhe të veprimtarisë së gjykatave.”
Projektligji për falimentimin detyron bizneset të deklarojnë falimentimin e tyre nëse për 3 vite dalin me humbje. Ndërsa drafti për procedurat tatimore vendos rregulla të barabarta për te gjitha bizneset duke shmangur problemet që kishte ligji aktual./tvklan.al