Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin Evangelismos në Athinë.

Sipas shtypit grek, spitali i Athinës ka përditësuar informacionin mbi gjendjen shëndetësore të Janullatos.

Sipas informacioneve të fundit, këto janë orë kritike për Kryepeshkopin Janullatos, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Në spital ishte sot edhe ministri grek i Arsimit, Kyriakos Pierrakakis, i cili u informua nga stafi mjekësor mbi gjendjen shëndëtësore të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Janullatos u vizitua në spital një ditë më parë edhe nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Greqisë, Jeronimos.

/tvklan.al