Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ka tingëlluar e pakuptimt për drejtuesit e OSBE-së, deklarata e djeshme e përbashkët e opozitarëve për bojkotimin e komisionit të ekspertëve që shqyrtojnë ligjin zgjedhor. Sipas OSBE-së nuk është vënë në dyshim për asnjë moment deklarata e 13 marsit për parimet e barazisë së shanceve të të drejtave të pjesmarrësve dhe kompetencat në procesin elektoral.

Ambasadori Ahrens i lodhur nga pretendimet e partive shqiptare rithekson se kushtetuta mund të interpretohet por jo të ndryshohet. Për KQZ thekson Ahrens marrveshja nuk mund të arrihet në grupin e punës por me vendime politike të cilat mund të merren vetëm nga forcat politike shqiptare. Ndërsa OSBE do të ndërmjetësoj sipas nevojave për të siguruar proces zgjedhor të lirë e të pranuar ndërkombtarisht të pranuar në shqipëri.

Pas datës 7 prill kur grupi i punës përfundon misionin, OSBE do ti dorëzoj qeverisë versionin e amenduar të draftit të kodit elektoral, duke përfshir aty ndryshime për të cilat është rënë dakort. Më 3 Prill është mbledhja e fundit në zyrat e OSBE-së e grupit të punës. Pas kësaj fjala për zgjedhjet lokale i mbetet qeverisë, parlamentit ndoshta dhe presidentit i cili sipas opozitarëve ka në duar çelsin e zgjidhjes së konfliktit për KQZ. Për bojkotin e fundit të opozitarëve kreu i deputetëve socialist Gramoz Ruçi u shpreh:

Gramoz Ruçi:- “Kur flasim për KQZ tashmë ai është një institucion Kushtetues. Përderisa kemi një Kushtetutë duhet të zbatohet Kushtetuta. Askush, as ne që jemi në mzhorancë, as opozita që është në minorancë nuk kanë alternativ tjetër. E vetmja alternativ ngelet të zbatohen institucionet kushtetuese, të zbatohet Kushtetuta e vendit. Mendoj që lëvizjet që bën opozita nuk janë drejt bojkotit të zgjedhjeve, por mesa duket opozita kupton që çdo ditë e më shumë do ti humbas këto zgjedhje dhe do të justifikoj humbjen në zgjedhje”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame