Edhe prezenca e OSBE në Tiranë ka përshëndetur Policinë e Shtetit për arrestimin e Kelmend Balilit.
Në një deklaratë për mediat, OSBE e cilëson një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”, t
hotë OSBE. /tvklan.al