Rama i gatshëm të ndërmjetësoje mes qeverisë dhe opozitës
Për situatën në Bjellorusi ka reaguar sot edhe kryesia e OSBE-së që mbahet nga Shqipëria. Në një deklaratë shprehet shqetësim për dhunën që po bëhet ndaj protestuesve. OSBE-ja thotë se një dialog i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje.
Në njoftim thuhet se qeverisë së Bjellorusisë i është paraqitur një ofertë zyrtare që OSBE-ja të ndërmjetësoje mes palëve ku do të angazhohen Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe njëkohësisht ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministrja e jashtme e Suedisë, An Linde, të cilët do të takohen me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.
Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Tv Klan