Fabiola Haxhillari: “OSSH-ja u ka dërguar të gjithë debitorëve të saj buxhetor dhe jo buxhetor që nga data 22 Shkurt të hënën, një letër ku ju informon se që nga data 25 Shkurt në rast se ata nuk duan të paguajnë borxhet që i kanë kompanisë nga ora 9-1 do t’iu ndërpritet energjia elektrike. Kompania ka një borxh të akumuluar prej 28 miliard lekësh prej të cilave 3.2 miliard janë borxhe nga subjekte jo buxhetore dhe 1.3 miliard lekë janë nga subjekte buxhetore. Prandaj ju bëjmë thirrje edhe njëherë ka ende kohë sot që të shkojë dhe t’i paguajë faturat e tyre.”/tvklan.al