Tarifat e reja të energjisë që po aplikon Operatori i Sistemit të Shpërndarjes e rendisin Shqipërinë mbi mesataren e vendeve të rajonit.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga GFK Albania mbi çmimin e energjisë në vendet e rajonit rezulton se biznesi shqiptar paguan edhe më shumë se homologët e vet në Greqi e Slloveni vende anëtare të Bashkimit Evropian, çka i bën më pak konkurrues se mallrat dhe shërbimet e eksportit.
Ndërkohë që konsumatorët familjarë abonentë të OSHS-së sipas studimit paguhen gati njësoj sa edhe qytetarët grek për energjinë e konsumuar.
Tarifat për këtë kategori janë më të shtrenjta se në Kosovë, Bosnjë Hercegovine, Serbi dhe Maqedoni, por ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri ndonëse çmimet janë të këtyre niveleve cilësia e shërbimit është e dobët.
Pronarët e rinj të OSSH-së nuk po mundin të ofrojnë një shërbim cilësor në shpërndarjes të energjisë tek konsumatori fundor. Defektet në rrjet vijojnë të mbeten shqetësuese.
Energjia elektrike ndërpritet në mënyrë kolektive dhe duke penalizuar dhe konsumatorët e rregullt.
Përveç kësaj qytetarët ankohen dhe për një punë të dobët dhe nga ana e punonjësve të kësaj kompanie në drejtim të shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave të tyre si për furnizimin ashtu dhe për faturimin e energjisë.
Qytetarët pohojnë se ju duhet të sorollaten me javë të tëra nga një zyrë e OSSH-së tek tjetra dhe zgjidhja e problemit vazhdon të vonojë.
Qytetari 1: “Nuk po na i zgjidhin, po na sorollatin nga një zyrë në zyrë tjetër. Kanë shkuar në të gjitha zyrat. Që nga e zonës te drejtoria në poligrafiku, erdha këtu më çuan prap atje, nuk di çar të ashtu.”
Qytetari 2 : “ Ne kemi kërkuar, merr në telefon. Do vi nesër, do vi sot neve s’na erdhi. Vetëm kur na erdhi sot, edhe sot me zor erdhi.”
Pakënaqësi për cilësinë e shërbimit shprehu pak ditë më parë edhe Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, i cili tha se qeveria do të shikojë të gjitha hapësirat e mundshme ligjore për të ndërhyrë që OSSH të përmbushë kushtet e kontratës në shërbim të qytetarit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro