Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nuk mund të ketë dy drejtësi. Duke i kthyer përgjigje pyetjes se përse shkruan në padi ndaj Kryeministrit Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:
“Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale, edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.
Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme”
./tvklan.al