Fatmir Konja: “Kjo qeveri arriti të realizojë brenda mandatit të saj të parë atë që qeveritë socialiste nuk arritën ta realizojnë për vite me radhë. I gjithë procesi i përgatitjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike ka qenë një nga proceset maksimalisht transparente, duke arritur të kemi një letërnjoftim dhe pasaportë biometrike të standardeve në më të lartat në Europë. Cilësoj si të papërgjegjshme deklaratën e PS në lidhje me regjistrin kombëtar të shtetasve. Sot për herë të parë në Shqipëri ka një regjistër unik dhe elektronik të shtesave, me ndërfaqe online me procesin e prodhimit të letër njoftimeve elektronike.”/tvklan.al