Kur kanë mbetur pak ditë nga sfida me Portugalinë dhe Josip Kuze i ka parë në fushë në takimin e kontrollit me përfaqësuesen e 17-vjeçarëve futbollistët kanë filluar të ambientohen me të. 

Ervin Skela: “Unë mendoj se me ndërrimin e trajnerit është futur një frymë e re në ekipin kombëtar për të gjithë çunat dhe duke i parë dhe në këto tre seanca stërvitore janë shumë të motivuar dhe shpresojmë që këtë të shtunë të japim atë që kemi dhënë te ndeshjet e tjera sidomos këtu me ekipet e mëdha.”

Erjon Bogdani: “Unë shpresoj që me trajnerin Kuze të kemi më shumë mundësi për të luajtur përpara, megjithëse ai tha me ndeshjen me Portugalinë ka mundësi të luajmë me 2 sulmues dhe kjo është një gjë e mirë për arsye se sulmuesit ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë më pranë portës.”

Kuqezinjtë janë të gjithë në formë të mirë dhe shpresojnë të bëjnë përsëri një surprizë si në Braga megjithëse e pranojnë se në takimin e parë Portugalia i nënvlerësoi. Kjo është ndeshja e katërt zyrtare që ne luajmë ndaj portugezëve që nuk i kemi mundur asnjëherë./tvklan.al