Afrimi i sezonit turistik, ka mbledhur në kryeqytet drejtorët e drejtorive të shëndetit publik të 12 qarqeve të vendit. Takimi i organizuar nga ministria e shëndetësisë e vuri theksin në problemet e shëndetit publik dhe higjienën-epidemiologjisë. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u shpreh se shëndetësia tashmë është e vendosur në baza të qëndrueshme.

Anila Godo: “Qëndrueshmëria e një sistemi shëndetësor përcaktohet qartazi përveç modelit të financimit edhe nga politikat e shëndetit publik. Që konsiston në ruajtjen, përmirësimin e shëndetit të popullatës, parandalimin e sëmundjeve infektive dhe kronike nëpërmjet sistemit të survejancës dhe zbatimit të masave dhe programeve përkatëse në fushën e shëndetit publik në bashkëpunim më shërbimin e mjekësisë familjare.”

Gjithashtu specialistët do të vijojnë me shpërndarjen e masave që duhen marrë për sezonin turistik.

Marita Selfo: “Puna kryesisht fokusohet në drejtim të monitorimit të ujit të pijshëm, kontrollit të rregullt të vendeve të pushimit, hotele, restorante, marrja e masave konkrete në to, dezinfektimi i tyre … apo marrja e masave të tjera. Gjithashtu në drejtim të kontrollit të sigurisë ushqimore që ne fokusohemi kryesisht në parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve me origjinë ushqimore dhe nga uji dhe parandalimin e intoksikacioneve ushqimore.”

Duke ju referuar vitit të kaluar, specialistët e drejtorive të shëndetit publik , u shprehën se situata ka qen mjaft e qetë dhe pa asnjë shpërthim epidemik./tvklan.al

Gazetare: Brundila Cami