Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një ditë pasi predhat e lëshuar gabimisht nga avionët e Natos kanë goditur doganën shqiptare të Morinës duke shkaktuar një të plagosur në radhët e refugjatëve kosovarë, ka reaguar numri një i qeverisë shqiptare Pandeli Majko.
Kryeministri Pandeli Majko:- “Ne nuk jemi në gjendje të paranojmë si problem gabimet e mundshme në bombardimet e Natos sepse mirëkuptojmë faturën që duhet paguar, sepse e dimë mirë që çmimi i paqes është lufta dhe jemi të bindur që pjesën tonë të kësaj fature do ta paguajm pa u demostruar në asnjë rast në rolin e viktimës”.
Majko ka shprehur pesimizëm për lëvizjet e fundit të Beogradit duke këmbëngulur në plotësimin e pesë kushteve të Natos. Beogradi duhet të ketë një llogari të hapur që brezat serb duhet ta paguajn përball popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanik, përfundoi deklaratën e tij para gazetarëve kryeministri Majko./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame