Lajme Arkiva 2003

Është komentuar shumë në shtypin e ditës dhe media propozimi i ministrit të mbrojtjes Pandeli Majko për homologët italian Martino për ndërtimin e një tuneli që do të lidhte Shqipërinë me Italinë.

Pandeli Majko: Të gjitha këto janë ide, janë duke u diskutuar. Ne thjesht ramë dakord që kjo punë të filloj nga dy ministritë e mbrojtjes. Do të hapet një dosje. Për të thënë që kemi për të bëjë një dosje shumë seriozë për këtë arsye unë mendova që linja e ministrive të mbrojtjes të forcave të armatosura do të kishte për ti dhënë kësaj ideje një moment edhe më serioz për biznese të rëndësishme pasi ky është thjeshtë një fillim. Por siç e thashë edhe më parë mirëkuptohet në një vend ku diskutohet çmimi i kumbullave të kuqe në Tiranë ideja e një tuneli sigurisht që duket pak e hidhur në lidhje me temperaturat e verës. Gjithsesi unë kam dëshirë që kur ta diskutoj me tim bir këtë pas disa vitesh ti them që nuk jam marrë me çmimin e kumbullave të kuqe por jam marrë me diçka tjetër.

Propozimin për të ndërtuar La Mansh-in shqiptar ministri Pandeli Majko e bëri gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali.

Në takimin Majko-Martino biseda u përqendrua edhe në angazhimin e trupave  inxhiniere italiane dhe maqedone për realizimin e punimeve të hekurudhës që lidh edhe Shqipërinë me Maqedoninë në kuadër të korridorit të 8./tvklan.al