Papa Françesku në ditën e tretë të vizitës në Indonezi i bëri thirrje myslimanëve dhe katolikëve që t’i shtyjnë liderët globalë të ndërmarrin masa në lidhje me ndryshimet klimatike.
Nga xhamia më e madhe Istiqal të Azisë Juglindore në Xhakartë, Papa lëshoi një deklaratë të përbashkët së bashku me imamin e madh dhe liderë të tjerë duke bëri thirrje për veprime për të trajtuar planetin që po ngrohet.
“Shtëpia jonë e përbashkët, ka kontribuar në ndryshimet klimatike, duke çuar në pasoja të ndryshme shkatërruese si fatkeqësitë natyrore, ngrohja globale dhe modelet e paparashikueshme të motit”, thuhet në deklaratën, e nënshkruar zyrtarisht nga Françesku dhe Imami i Madh Nasaruddin Umar.
Xhakarta shtëpia e të paktën 10 milionë njerëzve, së fundmi po përballet me ndryshime të mëdha klimatike mes përmbytjeve intensive dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.
Mes të tjerash gjatë vizitës së tij në Indonezi Papa Françesku u sugjeroi njerëzve në vende të tjera që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend se të kenë fëmijë të marrin shembullin e Indonezisë që dallohen për familjet e mëdha.
Papa Françesku: Çfarë shkakton konflikte akute dhe si zgjidhet kjo? Ka familje me 3, 4 ose 5 fëmijë që vazhdojnë të ecin përpara, dhe kjo reflektohet në nivelet e moshës së këtij vendi. Është një shembull për të gjithë, për të gjitha vendet që ndoshta, dhe kjo mund të tingëllojë qesharake, këto familje preferojnë të kenë një mace ose një qen të vogël në vend të një fëmije Kjo nuk është e drejtë ?
Në Maj të këtij viti, në një konferencë në Romë, Papa bëri komente të ngjashme për shtëpitë që “nuk kanë mungesë kafshësh por “mungesë fëmijësh”. Të premten, Papa largohet nga Indonezia për në Papua Guinenë e Re, më pas në Timorin Lindor dhe Singapor.
Klan News