Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në skajin veri –verilindje të territorit duke sjellë reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave por nuk priten reshje. Ndërkohë parametri i erës do të jetë problematik në shumë zona të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë. /tvklan.al