Sipas MeteoAlb, në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pas mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore. Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor./tvklan.al