Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë vendin, por mesdita sjelle ndërprerje të shirave si edhe intervale të shkurtra me kthjellime.
Parashikohet që vranësirat të pësojnë sërish zhvillim gjate orëve të pasdites duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë natës ku shirat do te jene prezent.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindore, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë./tvklan.al