Sipas MeteoAlb, që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.
Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
/tvklan.al