Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku finalet e Europianit Under 21 të vitit 2027. UEFA ia akordoi dy vendeve këtë event të madh kontinental.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se ky Kampionat Europian do të mirëpresë finalen në arenën kuqezi të stadiumit “Air Albania”.
“Mirëmëngjes, dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në Qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Ndërkohë, sfida hapëse do të mbahet në stadiumin “Karadorde” të Novi Sadit. Ndeshjet që do të mbahen në Shqipëri do të zhvillohen në 4 stadiume: Arena Kombëtare në Tiranë, Elbasan Arena, Loro Boriçi dhe Arena Egnatia./tvklan.al