Një politikan australian ka ndryshuar emrin ligjërisht duke u frymëzuar nga Donald Trump. Ai tashmë është regjistruar si Austin Trump, një lëvizje që e cilëson protestë ndaj mazhorancës vendase, Partisë Laburiste.
Ben Dawkins është një deputet i pavarur në Australinë Perëndimore ku Partia Laburiste gëzon mbështetje të madhe dhe emri i tij tani në faqen e internetit të parlamentit rezulton “Aussie Trump” (Trump-i australian).
Ai e ka ndryshuar emrin edhe në llogarinë e X ku quhet “Hon. Aussie Trump MLC”.
“Kam nisur një protestë politike kundër tiranisë dhe korruptimit sistematik të qeverisë laburiste në Australinë Perëndimore”, shkroi ai duke e shoqëruar me nënshkrimin “Aussie”.
Hope you are all well – nothing to report here other than that I've launched a political protest against the tyranny and systematic corruption of the Labor government in WA. Having a few days off but can discuss later, Aussie. https://t.co/0KQzFE7iHb
— Hon. Aussie Trump MLC (@benjidawkins) February 5, 2025
Ai ka postuar edhe një foto që tregon konfirmimin ligjor të ndryshimit të emrit.
Dear X – I am under review – here is a photo to show that it's genuine, thank you, Aussie @elonmusk pic.twitter.com/9IpFiYZaqC
— Hon. Aussie Trump MLC (@benjidawkins) February 5, 2025
“Dua që të jem si Trump në aspektin e kundërshtimit të gjërave pa kuptim të të majtëve. Do të më pëlqente po të kontaktoje Donald, thjesht telefonoji zyrës”, tha deputeti për 9News.
“Kjo është thjesht për të tërhequr vëmendje. S’e di sa poshtë mund të bjerë ai”, tha Roger Cook, lideri i Partisë Laburiste në Australinë Perëndimore.
Zgjedhjet e kandidatëve në Austalinë Perëndimore do të mbahen në mars përpara se vendi të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme që duhet të organizohen para 17 majit./tvklan.al