Situata e rëndë e kriminalitetit e krijuar ditët e fundit nga përleshjet mes bandave rivale dhe numri i lartë i vrasjeve që ka arritur shifrën 10 mijë, kanë nxitur deputetët të thërrasin sot pasdite në interpelancë Ministrin e Rendit Spartak Poçi dhe Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Ditët e fundit janë shtuar dhe bastisjet e vjedhjet e kampeve të refugjatëve duke krijuar probleme me forcat e AFOR-it dhe tek investitorët e huaj.
Paradite në Parlament është vendosur tatimi vjetor për banesat 10 lekë për metër katror taksë që do mblidhet dhe përdoret nga Pushteti Lokal. Pasdite pritet debat mes republikanit Godo dhe Ministrit të Bujqësisë Lufter Xhuveli për ndryshimin e ligjit antikushtetues për tokën./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame