Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Socialistët vendosën që në krye të kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, të jetë gjykatësja Fatmira Laskaj. Me 70 vota pro, 40 kundër e 7 abstenim, seanca e sotme plenare zyrtarizoi kryekontrolloren e Deklarimit të Pasurive.
Ndërsa kandidatura tjetër Eduart Ypi, i cili njihet si një nga përkrahësit e politikës së djathtë, u refuzua nga socialistët t’i nënshtrohej procesit të votimit pas votave që mori kandidatja Laskaj./tvklan.al