Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Zhvendoset në një tjetër seancë plenare, diskutimi i listës së anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTVSH. Shkak është bërë pretendimi i partive të vogla, të cilat kanë kërkuar që në listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit drejtues, të përfshihen edhe propozimet e tyre.

Megjithëse kryetari i komisionit të mediave Musa Ulqini dhe anëtari demokrat Edi Paloka kanë pohuar se emrat e kandidatëvve të propozuar nga partitë e vogla janë përfshirë në këto lista kreu i grupit të deputetëve socialist Gramoz Ruçi, ka përkrahur të vegjlit, duke propozuar shtyrje të votimit të projektligjit në një seancë tjetër./tvklan.al