Lajme Arkiva 2003

Partia Demokrate e Reformuar ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës. Inxhinieri Nexhat Maliqi është prezantuar për elektoratin shkodran nga kryetari i PDR-së Genc Pollo.

Në fjalën e tij Pollo i ka bërë thirrje votuesve tu thonë mjaft përfaqësuesve të partive të mëdha të cilët bëjnë propagandë vetëm kur u duhen votat në prag zgjedhjesh.

Genc Pollo: Partia Demokrate e Re hyn në këto zgjedhje me vullnetin që realisht të përcjellë një ndryshim. Realisht përcjell një diçka të re dhe jo për ta tejpolitizuar këtë fushatë siç e kanë bërë forcat e vjetra./tvklan.al