Vladimir Beja: “Unë mendoj që Partia Demokristiane e Shqipërisë nuk e ka, nuk e meriton atë vend dhe nuk e meriton atë tribunë përkrah Edi Ramës i cili është arkitekti i kodit vrastar të pluralizmit politik në Shqipëri dhe njëkohësisht arkitekti i vdekjes së Partisë Demokristiane në zgjedhjet e 28 qershorit. Pra të rreshtohesh me të, është si të kërkosh dhe njëherë tjetër rimbytjen në zgjedhjet e ardhshme. Të tilla veprime kanë ngjallur kundërshtimin tim personal si detyrë e nënkryetarit të PDK-së dhe pak ditë më parë në shenjë proteste kam deklaruar dorëheqjen time si nënkryetar i PDK-së, detyrë të cilën e mbaj prej 7 vjetësh. Duke patur shpresë që kjo dorëheqje të jetë një presion ndaj lidershipit të PDK-së për të ndryshuar rrugën”./tvklan.al